Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

RrOK PRIZREN

Kontakti

ADRESA
Rrjeti i Organizatave të Kulturës – RrOK Prizren

Sahat Kulla nr.24, 20000 Prizren

E-MAIL
[email protected]

TEL
029 222 131

Kalendari kulturor dhe turistik i Prizrenit

KONTEKST
Prizreni ka potencial, por nuk ka turizëm; ka organizime, por nuk ka ofertë. Potenciali turistik i qytetit shkon përtej objekteve fizike dhe atraksioneve natyrore (pjesa statike), duke përfshirë socialen dhe kulturoren (pjesa shpirtërore), të cilës i mungon promovimi dhe organizimi i duhur. Vizitorët sporadikë dhe me inercion të Prizrenit, gati çdo herë tërhiqen nga pjesa statike e këtij potenciali, me ç’rast turizmi krijon të hyra të përkohshme (dhe të pakta) dhe nuk ndikon në zhvillim të qëndrueshëm të qytetit. Prizreni ende nuk e ka strukturuar ofertën e vet turistike në fushën e kulturës (turizmi kulturor), edhe pse gjatë tërë vitit në qytet organizohen rreth 40 aktivitete kulturore dhe të tjera.

QËLLIM

Projekti synon të ndihmojë në zhvillimin lokal të Prizrenit përmes strukturimit dhe promovimit të ofertës turistike kulturore të qytetit.

OBJEKTIVA
Të promovojë rrjetëzimin e organizatave që kanë aktivitete kutlurore dhe turistike,të strukturojë ofertën turistike të qytetit përmes futjes së të gjitha aktiviteteve kulturore turistike në kalendarin kulturor (turistik) të Prizrenit, të promovojë veprimin e përbashkët mes aktorëve relevantë (OJQ-të, qeveria lokale, biznesi, etj.) për të promovuar ofertën kulturore turistike të qytetit, të ngritë nivelin e të ardhurave për ekonominë lokale nga veprimtaria turistike, të ngritë numrin e aktiviteteve kulturore në qytet dhe të përmirësojë cilësinë e aktiviteteve ekzistuese.

AKTIVITETE

Themelimi i Rrjetit joformal të organizatave që kanë aktivitete kulturore dhe të tjera, krijimi i kalendarit kulturor turistik të Prizrenit ku do të vendosen të gjitha aktivitetet që organizohen gjatë vitit (kryesisht gjatë verës), krijimi i web-faqes për të promovuar on-line ofertën kulturore turistike të Prizrenit, promovimi i ofertës kulturore turistike të qytetit përmes materialeve të shtypura (broshurë dhe billboard) dhe rrjeteve sociale në internet, angazhim për ngritje të përbashkët të fondeve për organizimin e aktiviteteve kulturore, iniciimi i aktiviteteve të reja kulturore turistike të cilat i mungojnë qytetit, zyrtarizimi i ofertës kulturore turistike të qytetit përmes inkuadrimit të saj në agjendën turistike të komunës së Prizrenit.

REZULTATE
Produktet e prekshme të projektit: kalendari kulturistik 2013 dhe web-faqja e ofertës kulturistike 2013, rrjeti joformal i organizatave kulturore të Prizrenit me mision për të ngritur dhe promovuar ofertën kulturistike të qytetit, koordinim më efikas mes aktiviteteve kulturore të Prizrenit, promovimi më efikas i ofertës kulturistike të Prizrenit, rritja e numrit të vizitorëve (turistëve) gjatë vitit 2013, rritja e ekonomisë lokale përmes ofertës së strukturuar dhe të promovuar kulturistike të Prizrenit, përmirësimi i koordinimit mes aktorëve relevantë në nivelin lokal (shoqëria civile, komuniteti kulturor, qeveria lokale, biznesi, etj.) në sferën e turizmit kulturor, ngritja e cilësisë organizatve të aktiviteteve ekzistuese dhe inicimi i aktiviteteve të reja kulturore.

QËNDRUESHMËRI

Strukturimi i ofertës kulturore turistike të Prizrenit për vitin 2013 përmes kalendarit dhe web-faqes nënkupton krijimin e një sistemi funksional të promovimit të kësaj oferte. Rrjeti joformal i organizatave (që do të krijohet gjatë këtij projekti) në bashkëpunim me komunën e Prizrenit (e cila do ta zyrtarizojë ofertën kulturore turistike të qytetit) pas vitit të parë do të përkujdeset që, nga viti 2013, ky sistem i promovimit të ofertës të përditësohet dhe të vazhdojë të funksionojë për tërheqjen e vizitorëve.

Në këtë link mund të gjeni një model të kalendarit vjetor kulturor të qytetit Savannah (Gjeorgji)