Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

RrOK PRIZREN

Kontakti

ADRESA
Rrjeti i Organizatave të Kulturës – RrOK Prizren

Sahat Kulla nr.24, 20000 Prizren

E-MAIL
[email protected]

TEL
029 222 131

Fondacioni për Trashëgimi Kulturore

Fondacioni për Trashëgiminë Kulturore Legatum është organizatë kosovare e themeluar në vitin 2011 nga një grup i njerëzve të angazhuar për mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore si një forcë shtytëse për zhvillimin e qëndrueshëm. Me rreth 10 vjet përvojë organizative në ndërtimin dhe menaxhimin e programeve dhe projekteve, stafi i organizatës beson se shumë pak është bërë në trashëgiminë kulturore dhe se ajo nuk është në mesin e prioriteteve në agjendën e vendimmarrjes. Kosova me trashëgiminë dhe diversitetin e saj kulturor përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kontinentit Evropian. Diversiteti kulturor nuk është vetëm pjesë e Kosovës, por e gjithë kontinentit. Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të pasura me trashëgimi kulturore, dhe ne besojmë se kjo do të shërbejë si shtytës shumë i rëndësishëm për ngritjen e vetëdijes së përgjithshme mbi trashëgiminë kulturore në vendet tona dhe ngritjen e aftësive promovuese dhe menaxhuese për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Fondacioni për Trashëgiminë Kulturore Legatum kontribuon në promovimin lokal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore si një vlerë të jashtëzakonshme për njerëzimin dhe burim të pazëvendësueshëm për jetë dhe frymëzim, si dhe në inkurajimin e pjesëmarrjes së popullsisë vendase në mbrojtjen e trashëgimisë së tyre kulturore dhe natyrore. Fondacioni për Trashëgiminë Kulturore apo Legatum mbështet institucionet e qeverisjes vendore, shoqërinë civile dhe organizatat me bazë komunitare me qëllim për të zhvilluar, mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore si një burim të zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit.

Kontaktet:

www.heritage-ks.org, [email protected],
+38649117233