Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

RrOK PRIZREN

Kontakti

ADRESA
Rrjeti i Organizatave të Kulturës – RrOK Prizren

Sahat Kulla nr.24, 20000 Prizren

E-MAIL
[email protected]

TEL
029 222 131

EC Ma Ndryshe

Qëllimet kryesore të organizatës janë promovimi i qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse dhe ngritja e vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore. EC Ma Ndryshe është ndër themelueset dhe përfaqëson Kosovën në Rrjetin e Europës Juglindore të organizatave që merren me trashëgimi kulturore – SEE Heritage Network. Gjithashtu, është themeluese e Forumit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren dhe Rrjetit të Organizatave të Pavarura të Kulturës në Kosovë – Forumi Kulturor. Që nga themelimi më 2006,

EC Ma Ndryshe ka qenë aktivisht e përfshirë në përforcimin e qytetarisë aktive për të ndikuar në politikat publike në nivel lokal (komunën e Prizrenit), me fokus të veçantë në politikat kulturore.
Organizata synon arritjen e një qytetarie të përgjegjshme në nivel lokal dhe shfrytëzimin e kulturës si mjet të zhvillimit lokal ekonomik. Puna e organizatës fokusohet në tri nivele të veprimit:
adresimi i politikave publike, mobilizimi i komunitetit dhe përdorimi i mjeteve të intervenimit direkt për mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore. Strategjia e punës së organizatës do të përdorë qasjen trekëndëshe kulturë – pjesëmarrje – zhvillim (burim – mjet – rezultat). Kjo qasje e sheh kulturën si burim për t’u shrytëzuar, pjesëmarrjen si metodë të veprimit, derisa zhvillimin ekonomik si rezultat të dëshiruar.

Kontaktet:
www.ecmandryshe.org, [email protected],
+38138224967 & +38129222771,
Ismet J Kumanova Nr. 31 – Prizren
Zeki Shulemaja Nr. 2 - Prishtinë